Putin: Nëse ne jemi në garë armësh, atë e nisi SHBA’ja

PUBLIKUAR

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se shteti i tij ka qenë i detyruar të rrisë armatimin bërthamor pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës u tërhoqën nga Traktati anti-raketor, që u nënshkrua në vitin 2002 ndërmjet dy shteteve.

Sipas presidentit rus, nëse tani ka garë të armëve bërthamore ndërmjet e Rusisë dhe SHBA’së, kjo është iniciuar nga tërheqja e amerikanëve nga Traktati anti-raketor, transmeton Express.

Putin ka thënë se kur një palë tërhiqet nga marrëveshja, duke krijuar mburoja anti-bërthamore, pala tjetër detyrohet të krijojë mbrojtje të njëjtë.

Më tej, Putin ka shtuar se përveç kësaj, mënyrë tjetër për të tejkaluar këtë sistem anti-raketor, Rusisë i ishte dashur të rrisë kapacitetin e saj sulmues. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...