Putin ka disa fjalë për Merkel’in për sulmet në Siri

PUBLIKUAR

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë biseduar për situatën në Siri dhe për projektin kundërthënës të një tubacioni të gazit në Baltik.

Gjatë bisedës telefonike, Putin ka kritikuar sulmet ajrore të kryera javën e kaluar nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca në Siri, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Kremlini.

Ai i ka thënë Merkelit se sulmet ishin “akt i agresionit” dhe kanë shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Më 14 prill, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë goditur objektet e Qeverisë siriane, pas një sulmi të dyshuar kimik në Duma, ku u vranë dhjetëra persona.

Sipas Kremlinit, Putin dhe Merkel kanë theksuar rëndësinë e “një hetimi objektiv” mbi sulmin e dyshuar kimik nga inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, shkruan express.

Rusia pretendon se nuk ka ndodhur asnjë sulm me armë kimike, por nuk ka ofruar të dhëna për këto pretendime.

Dy liderët po ashtu kanë biseduar për projektin “Rrjedha Veriore 2”, një tubacion i gazit, që kalon nga Rusia përmes Detit Baltik për në Gjermani.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...