Putin garon përsëri për president të Rusisë

PUBLIKUAR

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, bëri të ditur se do të garojë edhe për një mandat presidencial gjashtëvjeçar në zgjedhjet që do të mbahen në mars të 2018-ës.

“Po, do të garoj për postin e presidentit të Federatës Ruse”, tha Putin.

Ai i bëri komentet në një fjalim para punëtorëve në një fabrikë makinash në Nizhny Novgorod.

Sipas vëzhguesve, popullariteti, kontrolli mbi pushtet dhe shtypja e disidentëve me vite i sigurojnë fitoren, përcjell REL.

Putin, 65 vjeç, është në pushtet qysh në vitin 2000 – herë si president, herë si kryeministër.

Me Kushtetutë, ai nuk do të mund të garojë për mandatin e pestë presidencial në vitin 2024.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...