Putin do kandidojë sërish, por jep një arsye të ‘çuditshme’

PUBLIKUAR

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar të enjten se do të garojë në zgjedhjet presidenciale në mars si kandidat i pavarur. Putin, 65 vjeç ka thënë në konferencën vjetore tradicionale për gazetarë se shpreson që do ta përkrahin shumë parti politike.

“Sistemi politik rus duhet të jetë konkurrues, por opozita nuk ka ndonjë kandidat serioz sepse ata vetëm bërtasin shumë, ndërsa ofrojnë pak për popull”, ka theksuar Putin, transmeton gazetametro.net.

Njeriu i cili si kryeministër dhe president është në pushtet gati dy dekada dëshiron të marrë edhe një mandat gjashtëvjeçar në zgjedhjet e 18 marsit.

Lideri rus e ka mbajtur popullaritetin në vend viteve të fundit, përkundër vështirësive ekonomike dhe tensioneve në rritje me Perëndimin. Sipas anketave të fundit Putin’i e ka përkrahjen e 80 për qind të qytetarëve kështu që pritet fitorja bindëse e tij në zgjedhjet e ardhshme.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...