Putin dhe Trump hedhin poshtë akuzat për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Presidenti rus Vladimir Putin si dhe ai amerikan Donald Trump hodhën poshtë akuzat për ndërhyrjen e Rusisë në fushatën presidenciale të vitit të kaluar në Amerikë. Ata i konsideruan “lajmet e rreme” si arsyetim të demokratëve për të shpjeguar humbjen e tyre në zgjedhje.

 

Në një intervistë për gazetën franceze Le Figaro, Putin ka dënuar ashpër akuzat për përfshirjen e Rusisë në hakimin e e-maileve të Komitetit Kombëtar Demokratik që u zbuluan vitin e kaluar në Amerikë.

“Demokratët duan t’ia sqarojnë vetes dhe të tjerëve që nga ana e tyre ishte gjithçka në rregull,dhe se dikush tjetër i mashtroi nga jashtë”, ka thënë Putin.

“Ata kanë humbur dhe duhet ta pranojnë këtë fakt”, ka shtuar ai.

Gjatë intervistës Putin tha se demokratët krijuan këtë “trillim” rreth Rusisë sepse “e urrejnë ta pranojnë faktin se ata kanë humbur sepse personi që ka fituar zgjedhjet ishte më i afërt me nevojat e qytetarëve”.

Putin po ashtu ka thënë se akuzat e ndërhyrjes nga ana e rusëve kanë destabilizuar çështjet ndërkombëtare.

Edhe presidenti Trump ka dhënë deklarata të ngjashme përmes një postimi në Twitter duke thënë se zyrtarët rusë “ mund t’i konsiderojnë qesharake arsyetimet e demokratëve se ishin “lajmet e rreme” arsyeja e humbjeve të tyre në zgjedhje”.

Trump shpesh u referohet raportimeve të mediave të pavarura si “lajme të rreme”. Kjo pasi, shumica e raporteve të mediave janë përqendruar në konkluzionet e agjencive të zbulimit në SHBA se Moska u përpoq përmes hakimit të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...