Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, janë pajtuar përmes një bisede telefonike për t’u takuar në Ankara më 28 shtator, raporton agjencia ruse e lajmeve, TASS.
“Është vendosur… për të vazhduar me shkëmbimin e opinioneve në agjendën rajonale dhe bilaterale gjatë një takimi punues në Ankara”, ka thënë Kremlini në një komunikatë, përcjell Express.
Dy liderët kanë theksuar se është më rëndësi për t’i bashkërenduar edh më tej përpjekjet për Sirinë, ku vendosja e katër zonave të de-eskalimit hap rrugë për paqe


