Putin dhe Erdogan bisedojnë për Sirinë

PUBLIKUAR

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan kanë diskutuar në telefon për krizën në Siri.Kështu ka njoftuar Kremlini përmes një komunikata për media.

Presidenti kazak, Nursultan Nazarbayev, i cili momentalisht është për vizitë në Rusi, thuhet se gjithashtu ka marrë pjesë në këtë bisedë, por Kremlini nuk ka treguar se çfarë konkretisht është biseduar në mes të presidentëve, transmeton Gazeta Express.

Presidenti Ergodan ka thirrur Putinin për t’i shprehur ngushëllimet pas rrëzimit të avionit rus TU-154 në afërsi të Detit të Zi.

Ministria e Brendshme ruse më herët ka njoftuar se në bordin e këtij avioni ishin 94 persona.

Akoma nuk është raportuar për ndonjë të shpëtuar./Expres/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...