Pushoni nga kompjuteri përmes këtyre shtatë truqeve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

pushoni-nga-kompjuteri-p-euml-rmes-k-euml-tyre-shtat-euml-truqeve_hd

Në ditët e sotme, njerëzit kalojnë shumë kohë pranë kompjuterit, sa për shkak të punës, sa për shkak të popullaritetit të mjeteve sociale dhe të komunikimit me të tjerët. Megjithatë, për hir të shëndetit tuaj, herë pas here duhet të pushoni. nga monitori.

I kemi gjetur për ju disa këshilla se si të pushoni nga kompjuteri, apo së paku ta zvogëloni dëmin për organizmin tuaj.

1. Përshtatjani vetes monitorin e kompjuterit pranë të cilit punoni rregullisht. Rregulloni ngjyrat, kontrastin, dhe parametrat e tjerë të cilët do t’ju ndihmojnë që sytë tuaj të mos lodhen.

2. Blini syze të destinuara për punën në kompjuter. Në këtë mënyrë do ta zvogëloni mundësinë e dëmtimit të shikimit tuaj.

3. Kur lexoni diçka në kompjuter, rritni shkronjat që të mos koncentroheni dhe lodheni më shumë.

4. Rregulloni madhësinë e faqes në monitor dhe rritni faqen sa herë të jetë e nevojshme.

5. Zvogëloni rezolucionin e kompjuterit, sepse ai bazohet në linjat vertikale dhe horizontale.

6. Nëse shikoni gjatë në monitor, herë pas here pushoni sytë. Mjafton ta largoni shikimin nga monitori për 30 sekonda.

7. Në qoftë se qëndroni pranë kompjuterit gjatë, ekziston mundësia ta dëmtoni shpinën. Herë pas here, ngrihuni, ecni pak dhe drejtohuni që ta nxitni qarkullimin./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...