Punime të mahnitshme me mermerë që imitojnë makinat e shtrenjta (Foto)

PUBLIKUAR

Dëshirën e madhe për vetura luksoze, një skulptor e ka kthyer në vepër arti.

Kellen Silverthorn punon në gur të rrallë mermeri, që merren nga vende të ndryshme të botës, për t’i kthyer në makina në miniaturë, transmeton Telegrafi.

Prej Ferrari deri te Lamborghini, të gjithë këta automobila janë kthyer në skulptura që vendosen për dekor.

Këto punime të gjata nga 50 deri në 90 centimetra, kanë një peshë që arrin deri në 36 kilogram. Mermeri i këtyre veturave, është marrë kryesisht në Turqi, Itali dhe Indi.

Lidhur me këto punime, Silverthorn do ta organizojë për herë të parë një ekspozitë, ku vizitorët kanë mundësi t’i shohin nga afër dhe të mësojnë për përmbajtjen e tyre. /Telegrafi/

Punime të mahnitshme me mermerë qe imitojne makinat e shtrenjta foto 2

Punime të mahnitshme me mermerë qe imitojne makinat e shtrenjta foto 3

Punime të mahnitshme me mermerë qe imitojne makinat e shtrenjta foto 4

Punime të mahnitshme me mermerë qe imitojne makinat e shtrenjta foto 5

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...