Punë e kryer, Chelsea huazon Brojën në Southampton

PUBLIKUAR

Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka shkruar sot se Southampton ka arritur marrëveshje për Armando Brojën

Sipas tij marrëveshja është arritur dhe testet mjekësore shqiptari pritet t’i kryejë gjatë ditës së sotme.

Ditë më parë, Broja nënshkroi zgjatjen e kontratës me klubin për pesë vite më shumë. Megjithatë, ai edhe këtë sezon nuk do të luajë për Blutë e Londrës por për Southamptonin.

Saints e fituan garën me Udinesen që po ashtu ishin të interesuar për Brojën.

Sezonin e kaluar Broja e kaloi duke luajtur në Erdivisie të Holandës për Vittesen ku kishte luajtur 30 ndeshje dhe kishte shënuar 10 gola e bërë dy asistime. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...