Puna e bizneseve ferizajase preferohet edhe nga V.I.P.-të si Lorik Cana.

PUBLIKUAR

FotoKushtrimi-624x351

 

Puna e bizneseve ferizajase preferohet edhe nga V.I.P-të. Punën të cilën edhe shumë profesionistë të njohur do ta bënin gratis, një biznes i vogël ferizajas u kontraktua që ta bëjë. Një biznes i vogel nga Ferizaj, kompania “FOTO KUSHTIRMI” u përzgjodh nga futbollisti i njohur shqiptar Lorik Cana, që të regjistrojë momentin më të rëndësishëm në jetën e tij, dasmën me italianen e quajtur Monika.

Edhe pse sipas burimeve të FerizajPress kishte shumë të interesuar që këtë punë ta bënin edhe gratis, Lorik Cana vendosi që këtë të ja besojë kompanisë ferizajase “FOTO KUSHTRIMI”. Kjo dëshmon se ferizajasit po e marrin seriozisht biznesin dhe janë konkurent në treg edhe jashtë Ferizajt.


Lorik Cana disa javë më parë kishte treguar se do të martohet me Monikën duke e vlerësuar Monikën si një vajzë spontane dhe që përshtatet me të. “Me Monikën njihemi prej tri vitesh. Është studente në arkitekturë. E dashuroj shumë dhe e plotësojmë njëri-tjetrin. Është vajzë spontane në jetë dhe mundohet të përshtatet me rutinën time prej futbollisti. I di nevojat e mia dhe më mbështet”, kishte thënë futbollisti i cili në këto qaste po martohet në Hotel “Emerald”. /ferizajpress.com/

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...

Shukri Buja “ndez motorët” Gadimja me pritje madhështore

Kandidati i PDK-së në Lipjan Shukri Buja ka mbajtur takim në Gadime. Buja nga Gadmija...

“Dridhje nga Sllovia”, Shukri Buja shpalos programin e tij

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka mbajtur takim...