Lideri i katalunasve, Carles Puigdemont ka bërë thirrje për një “opozitë demokratike”, kundrejt vendimit të Madridit për marrje të kontrollit të Katalunisë, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Ai ka kundërshtuar suspendimin e autonomisë së Katalunisë dhe ka premtuar se do të vazhdojë “të punoj për ta ndërtuar një vend të lirë”.
Ai i është drejtuar publikut në një fjalim të regjistruar më herët në televizionin katalunas të shtunën pasdite.
Qeveria spanjolle ia ka hequr Katalunisë statusin e autonomisë dhe ka marrë kontroll mbi qeverinë katalunase.
Këto masa janë marrë të shtunën në mëngjes pasi parlamenti katalunas një ditë më herët shpalli pavarësinë.
Ministria e Brendshme spanjolle ka marrë masa duke shkarkuar zyrtarët e policisë katalunase dhe ka tani ka vet kontrollin, ndërsa kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, ka njoftuar se e ka shpërbërë parlamentin e Katalunisë dhe shkarkuar liderin katalunas Puigdemont.
Gjithashtu ka shpallur zgjedhjet e reja në dhjetor.


