Publikohet një foto e vrasësit të 20-vjeçares brenda burgut

PUBLIKUAR

Publikohet fotoja e parë e vrasësit të Caroline 20-vjeçare, Babis Anagnostopulos , nga burgu ku ai po mbahet për krimin e rëndë në Glyka Nera. Fotoja e publikuar nga televizioni Star tregon vrasësin pas telave me gjemba të Korydallos, në një nga oborret e këtij institucioni, në krahun e 6-të të burgut.

Media greke e përshkruan se ai është është duke qëndruar pranë një tavoline. Ka veshur një pantallona të shkurtra blu dhe një bluzë gri, ndërsa ka vendosur duart në mes dhe flet me një të burgosur tjetër që rri përballë tij në një stol. Po ashtu mësohet se orët e fundit piloti 33-vjeçar ka filluar të flasë më shumë me të burgosurin, i cili akuzohet për trafik droge.

“Eshtë si të jesh në shtëpi” ishte fraza që përdori Star. Babis Anagnostopulos pati sot vizitën e parë në burgun e Korydallos, ku ai po mbahet në paraburgim. I riu vazhdoi rrëfimin e tij nga burgu: “Unë vajtoj për atë që ka ndodhur. Më vjen keq dhe falja ime është e vërtetë”, kështu mësohet të jetë shprehur ai. Babis Anagnostopulos, përmes avokatit të tij, duke u caktuar në paraburgim në të ashtuquajturin krah VIP në burgun Korydallos, dërgon, siç transmeton STAR, një mesazh, duke theksuar se gjithçka që ai dëshiron është që të bëhet më e mira për fëmijën e tij.

“Shkatërrova familjen time dhe humba gjithçka. Unë jam duke pritur për zhvillimin e procesit për të voglën. Gjithë sa dua vërtet është për të mirën për fëmijën tim. Më vjen keq dhe falja ime është e vërtetë”,-përfundoi rrëfimi i tij./Ballkanweb

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...