Publikohet dokumenti, sipas të cilit Surinami tërhoqi njohjen e Kosovës!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Shkresën ku deklarohet se Qeveria e Republikës së Surinamit ka tërhequr njohjen e Kosovës e ka dërguar Misioni i Përhershëm i Surinamit në Kombet e Bashkuara.

Siç theksohet në komunikatë, dokumeti i është drejtuar Misionit të Serbisë në OKB, Ministrisë serbe të Punëve të Jashtme dhe asaj të Kosovës.

Në një dokument të paraqitur në bazë të numrit të DN 171/17 thuhet se vlen të përmendet se Serbia i ka dërguar Surinamit një shkresë më 29 korrik 2016 dhe se “pason vendimi i Qeverisë së Republikës së Surinamit për tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”. Vendimi u mor më 27 tetor, transmeton zeri.info

“Shkresa diplomatike i është dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, më 30 tetor, të cilën e informon për vendimin në fjalë”, thotë dokumenti.

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, tha në një konferencë për shtyp se Surinami tërhoqi vendimin e saj për njohjen e Kosovës, ndërsa Prishtina njoftoi se “Daçiq është sharlatan dhe kjo nuk është e vërtetë”, theksojnë mediet serbe.

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...