Publikohen pamjet që tregojnë momentin e vrasjes së tre ushtarëve amerikanë në Jordani (Video,+18)

PUBLIKUAR

Ushtria e Jordanisë ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë në të cilat shihet momenti i të shtënave nga të cilat një ushtar jordanez vrau tre trajnerë ushtarakë amerikanë në një bazë ajrore të mbretërisë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, videoja u ishte treguar më parë familjeve të Beretave të Gjelbra të Ushtrisë Amerikane por nuk u bë publike deri dje.

Ushtarët u vranë më 4 nëntor kur konvojin e tyre u vu nën zjarr në hyrje të bazës së al-Jafr në jug të Jordanisë.

Një gjykatë ushtarake jordaneze e dënoi ushtarin, Marik al-Tuwayha, me burgim të përjetshëm me punë të rëndë javën e kaluar.

I pandehuri kishte thënë se ai hapi zjarr sepse kishte frikë se baza po rrezikohej nga një sulm dhe se ai kishte vepruar në përputhje me rregullat për hapje të zjarrit.

Ushtria e Jordanisë tha në një deklaratë të hënën se ushtari kishte vepruar kundër urdhrave dhe udhëzimeve ushtarake dhe nuk kishte vepruar në vetëmbrojtje.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...