Publikohen pamjet: Momenti i likuidimit të 67 terroristëve, përfshirë edhe 19 komandantë! (Video,+16)

PUBLIKUAR

Një video e publikuar në internet thuhet se tregon një moment kur forcat ajrore ruse bombardojnë një kamp të terroristëve të Frontit Al-Nusra, përcjell Telegrafi.

Videoja që është regjistruar nga droni thuhet më tej, tregon sulmin e parë ndaj një grupi militantësh dhe mbi kamionë.

Në vendin e terroristëve të vdekur janë mbledhur një grup i madh i tyre, pas së cilës gjë janë realizuar edhe sulme të tjera.

Vendi i bombardimit nuk është përcaktuar, por më 3 mars, Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se më 28 shkurt, bombardues Su-24 shkatërruan selinë e njësisë së Al-Nusra në fshatin e Rаms еl Ајs, 28 kilometra në jugperëndim të Aleppo-s.

Me këtë rast, sipas të dhënave të ushtrisë ruse, u likuiduan 67 terroristë, duke përfshirë 19 komandantë, me origjinë nga Kaukazi i Veriut dhe Azia Qendrore, ndërsa 104 të tjerë u plagosën.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...