Një aeroport në Kaliforni të SHBA-së e ka publikuar një video të një aeroplani, që po drejtohej nga aktori Harrison Ford, i cili për pak sa nuk e goditi një aeroplan udhëtarësh në pistë.
Aeroplani një-motorësh i Ford ateroi në rrugën e taksistëve në vend se të ateronte në pistë aeroplanësh në aeroportin “John Wayne”, në fillim të këtij muaji, transmeton Express.
Fatmirësisht, Ford ka shpëtuar pa lëndime apo dëme.
Kjo është hera e dytë që Ford përfshihet në një incident të tillë, pas atij në vitin 2015./Express/


