Publikohen imazhet e para të veturës së re elektrike të Audi – Q5 e-tron

PUBLIKUAR

Nga një fabrikë në Kinë kanë arritur fotografitë e reja të një SUV elektrik. Fjala është për modelin Audi Q5 e-tron, që së shpejti pritet të prezantohet zyrtarisht dhe që është i dedikuar për tregun kinez.

Bazuar në platformën mekanike MEB të Volkswagen Group që funksionon enkas në veturat elektrike, Q5 e-tron ndanë të njëjtën teknologji si ajo e Volkswagen ID.6, transmeton Telegrafi.

Kjo nënkupton që ka një kabinë praktike, në të cilën mund të akomodohen deri në shtatë persona në tri palë ulëse. E aty janë edhe variantet e motorëve të ndryshëm – ai me dy dhe me nga një që bartin fuqinë në të katër rrotat.

Elektromotori bazik 35 e-tron prodhon 180 kuaj-fuqi, derisa ai paksa më i fuqishëm 40 e-tron ka 204 kuaj-fuqi. Aty do të jetë edhe 50 e-tron me elektromotorë.

Falë një konfiguracioni të tillë, Audi Q5 50 e-tron bën tërheqje me të katër rrotat. Të dhënat e baterisë mbeten të panjohura, por pritet e ngjashme sikurse ajo e vendosur në VW ID.6 me kapacitet prej 77 kWh.

Kjo i siguron autonomi prej 590 kilometrave me një mbushje. Detaje tjera për Audi Q5 e-tron do të bëhen të ditur gjatë prezantimit zyrtar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...