Publikohen fotografitë që e shfaqin modelin R6 nga Audi (Foto)

PUBLIKUAR

Magazina Auto News, i ka publikuar disa fotografi në të cilat shfaqet një veturë sportive me ngjyrë gri. Ky automobil me dy dyer, besohet të jetë modeli R6 nga Audi.

Në bazë të pamjeve, vërehet se makina do ta ketë pjesën e sipërme të hapur, ndërsa linjat ngjajnë shumë më modelet paraprake, transmeton Telegrafi.

Publikohen fotografitë qe e shfaqin modelin R6 nga Audi foto 2

Grilli gjashtëkëndor duket shumë më i madh, se sa në veturat tjera, ndërsa shihen edhe dy hapësira, në pjesët anësore me të cilat është rritur aerodinamika.

Tërë pjesa e pasme është e përfshira nga dritat, ndërsa poshtë janë të vendosura dy gypa për të nxjerrë gazin.

Publikohen fotografitë qe e shfaqin modelin R6 nga Audi foto 3

Asnjë lajm tjetër nuk është dhënë rreth këtij modeli sportiv, që nuk dihet se kur do të lansohet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...