Publikimi i dokumenteve, që Wikileaks pretendon se janë të CIA-s, shkakton shqetësime

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Publikimi dje i dokumenteve sekrete, që Wikileaks pretendon se janë të CIA-s, ishte një tjetër e papritur për komunitetin amerikan të zbulimit. Lajmi ka ringjallur shqetësimin mbi aftësinë e agjencive amerikane të zbulimit për të siguruar informacionet sekrete.

Zëri i Amerikës nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë të pavarur vërtetësinë e 8,771 dokumenteve të publikuara në faqen e internetit të WikiLeaks, por ekspertët e sigurisë kibernetike dhe ish-zyrtarë të zbulimit thonë se shumë nga dokumentet duket të jenë të vërteta. WikiLeaks pretendon se dokumentet përshkruajnë “të gjitha aftësitë hakeruese” të CIA-s.

“Kam folur me një ish- punonjës të CIA-s, i cili më tha se ky është vërtetë një lajm i keq. Ai tha se do të ketë një vlerësim dhe analizë serioze brenda CIA-s dhe se do të ishte i befasuar nëse njerëz brenda CIA-s nuk do të humbisnin vendin e punës për këtë çështje”, thotë Raphael Satter, gazetar i Associated Press.

WikiLeaks tha se mjetet kibernetike të agjencisë së spiunazhit ishin shpërndarë mes disa ish-hakerëve të qeverisë amerikane dhe më pas njëri prej tyre i ndau ato me WikiLeaks.

“Ne nuk komentojmë mbi vërtetësinë ose përmbajtjen e dokumenteve që pretendohet të jenë sekrete”, tha zëdhënësi i CIA-s, Jonathan Liu.

Ndërsa ish-drejtori i CIA-s, Michael Hayden i tha rrjetit MSNBC se nëse dokumentet janë të vërteta dhe “shpjegojnë taktikat, teknikën, procedurat, objektivat dhe rregulla të tjera politike, atëherë kjo do të ishte shumë e dëmshme”.

Kryetari i komisionit për Çështjet e Kudërzbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve, Davin Nunes tha se ishte tepër i shqetësuar nga publikimi i dokumenteve dhe i ka kërkuar komunitetit amerikan të zbulimit më shumë informacione

Publikimi i numrit të madh të dokumentave që WikiLeaks pretendon se në përmbajtjen e tyre shpjegojnë aftësitë kibernetike të CIA-s vjen në një moment tepër të ndjeshëm: komuniteti amerikan i zbulimit është i përfshirë në një konfrontim me administratën e presidentit Donald Trump mbi pohimet për ndërhyrje kibernetike ruse që kishin si synim ndikimin në zgjedhjeve presidenciale amerikane. /VoA/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...