PSG nuk heq dorë nga Theo Hernandez

PUBLIKUAR

Le Parisien pretendon se Paris Saint-Germain ka bërë disa kontakte me të afërmit e Theo Hernandez, por Milani nuk ka ndërmend të shesë.

Mbrojtësi i majtë 23-vjeçar është nën kontratë deri në qershor të vitit 2024 në San Siro dhe bëri lëvizjen prej 21.5 milionë euro nga Real Madrid në verën e vitit 2019.

Thashethemet për interesimin e PSG-së për Theo Hernandez sigurisht që nuk janë të reja dhe kthehen disa muaj mbrapa, por Rossonerët gjithmonë e kanë hedhur poshtë si opsion. Tuttosport tashmë raportoi që PSG bëri një ofertë 40 milionë euro, e cila u refuzua menjëherë.

Sipas Le Parisien, gjigandët e Ligue 1 kanë vënë kontakte me të afërmit e Theo Hernandez, duke propozuar pagë joshëse dhe kontrata për ta tunduar atë të kërkojë një largim nga qyteti i modës. Sidoqoftë, i njëjti raport pretendon se Milani nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare.

Theo Hernandez u la jashtë nga Franca për turneun UEFA EURO 2020, me tifozët që vunë në dukje se mbrojtësi i majtë do të ishte një bonus i madh kur dëmtimet filluan të shpeshtoheshin, teksa ata u eliminuan nga Zvicra. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...