Kylian Mbappe është temë diskutimi në të gjitha mediat botërore.
Sulmuesi ka refuzuar të rinovojë kontratën dhe PSG po mendon ta shesë këtë verë, për të mos e humbur falas verën tjetër.
Real Madrid është gati të përfitojë dhe mediet gjigante spanjolle raportojnë për ofertë zyrtare prej 160 milionë eurosh për yllin e Francës.
RMC Sport nga Franca konfirmon gjithashtu ofertën zyrtare të Real Madrid, por shton se PSG e ka refuzuar këtë ofertë të nënkampionëve të Spanjës.
Megjithatë, derisa qarkullojne lajme se PSG e ka kthyer prapa ofertën e parë të Realit, postimi i RMC Sport nuk ekziston më.
Edhe El Chiringuito raporton se RMC Sport e fshiu postimin kinse Parisi e ka refuzuar menjëherë ofertën.
👀‼️ ¡OJO! RMC publicaba que el PSG había RECHAZADO la oferta del REAL MADRID por MBAPPÉ… ¡¡Pero ha BORRADO esa INFORMACIÓN!!
🟣 Lo estamos viendo en DIRECTO en TWITCH. https://t.co/uy59B6tvAR pic.twitter.com/TNvyDLdM2J
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 24, 2021
Një gjë është e sigurt, bisedimet kanë nisur dhe Mbappe mund ta realizojë ëndrrën, të luajë në ‘Santiago Bernabeu’. /Gazeta Express/


