PSG ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Dijonit në udhëtim në kuadër të javës së 27-të në Ligue 1.
Kean fillimisht kaloi mysafirët në epërsi në minutën e gjashtë, kurse në të 32-tën Mbappe shënoi nga penalltia që e kishte shkaktuar Bersant Celina.
Mbappe e Danilo shënuan dy golat tjerë, shkruan Gazeta Express.
Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e dytë, një pikë më pak se Lill që e kryeson tabelën


