Pse sistemi rus ‘Growler’ nuk funksionoi me raketat amerikane?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Sulme të reja ajrore janë kryer këtë të shtunë ndaj qytetit sirian Khan Sheikhoun, që ishte dhe vendi i sulmit me armë kimike të së martës. Lajmin e bën të ditur rrjeti informativ amerikan CNN, që citon aktivistë të të drejtave të njeriut.

Dy ditë më parë marina amerikane qëlloi me raketa “Tomahowk” një bazë ajrore siriane, veprim ky që acaroi Rusinë, mbështetëse e regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad.

Qeveria ruse paralajmëroi për pasoja serioze në marrëdhëniet me SHBA nga ky sulm dhe se do të angazhohet për të forcuar sistemin ajror sirian.

Ndërkohë, në kuadër të masave të tjera, Kremlini ka urdhëruar dërgimin e një anijeje luftarake në Mesdheun lindor, për t’u përballur me flotën e Marinës Amerikane, nga ku u lëshuan raketat mbi Siri.

Disa tabloidë shkruajnë se bota po i afrohet me shpejtësi Luftës së Tretë Botërore, kurse disa media amerikane thonë se me këtë sulm shanset për një miqësi mes Trumpit dhe Putinit janë shuar përfundimisht.

Interesant është fakti se Vladimir Putin nuk tentoi dhe nuk i interceptoi raketat e lëshuara nga SHBA në drejtim të Sirisë, pavarësisht se ajo zonë është e mbuluar plotësisht nga sistemi i mbrojtjes ajrore “S-400 Growler”. Rusët e kanë dërguar këtë sistem, që mund të interceptojë shënjestrat në një rreze prej 250 miljesh, në bazën ajrore Latakia. Por, nuk pati asnjë përpjekje për 59 raketat “Tomahawk”, të lëshuara nga destrojerët amerikanë në Mesdhe.

Raketat “Tomahwëk”, rrezja e të cilave shkon në 690 milje, mund të marrin një rrugë të komplikuar për të shmangur inteceptimet e mundshme. Megjithatë, presidenti Trump u dha rusëve një paralajmërim para sulmit me raketat që peshojnë 1450 kilogramë.

Siria pretendon se vetëm disa nga raketat amerikane goditën shënjestrat, por SHBA insiston se të gjitha raketat ishin të suksesshme.

Në media janë publikuar disa foto nga dëmet që i janë shkaktuar bazës së goditur nga SHBA. /mapo/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...