Pse njerëzit rrëqethen nga disa tinguj?

PUBLIKUAR

Nëse vetëm edhe paramendimi i gërvishtjes së thonjve në tabelë ju rrëqeth, lirisht fajësojeni amigdalën ruaj. kompleksin e bërthamave që gjendet në maje të lobit temporal.

Shkencëtarët kanë zbuluar që kjo pjesë e trurit qëndron pas averzionit ndaj toneve të larta. Sipas fjalëve të tyre, tingulli i cili krijohet kur prekim me thonj tabelën, e cila është në zonën e njëjtë të frekuencës sikurse edhe piskama e fëmijës, paraqet instinktin e lashtë për mbijetesë.

Gjatë hulumtimit është skanuar truri i 13 vullnetarëve të cilët kanë dëgjuar tinguj të ndryshëm, të cilët i kanë vlerësuar sipas asaj se sa shumë u pëlqen secili, transmeton Telegrafi.

Sa më i papërshtatshëm ka qenë tingulli, më aktive ka qenë amigdala. Amigdala pas kësaj ka aktivizuar korteksin dëgjimor, për ç’arsye tingulli ka qenë edhe më i papërshtatshëm.

Vullnetarët si më të sikletshmin e kanë vlerësuar tingullin i cili krijohet me thikën e cila gërvisht xhamin. Grithja e thonjve në tabelë është vlerësuar si tingulli i pestë më i sikletshëm.

“Duket se në kokë aktivizohet diçka shumë primitive. Ndoshta ky është një lloj i alarmit nga amigdala në korteksin dëgjimor. Ekziston gama e frekuencave në të cilat veshi ynë është më së shumti i ndjeshëm”, ka thënë Sukhbinder Kumar, nga Universiteti në Newcastle. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...