Pse ju rrudhosen gishtërinjtë pas një dushi të gjatë?

PUBLIKUAR

Thuajse çdo njeri e ka vërejtur se pasi të bëjnë një dush të gjatë ose të freskohen në pishinë, gishtërinjtë rrudhosen dhe duken sikur të njerëzve në moshë.

Por, a keni menduar ndonjëherë pse ndodh kjo?

Për dekada të tëra shkencëtarët kanë besuar se ky reaksion është shkaktuar nga epiderma – shtresa e jashtme e lëkurës – e cila absorbon ujë përreth saj.

Sidoqoftë, në vitin 1935 një grup shkencëtarësh të cilët kishin kryer testime të shumta laboratorike kishin zbuluar se ky reaksion nuk ndodhej kur dëmtohej ndonjë nerv në gishtërinj. Ata kishin rënë në përfundim se rrudhat ishin vetëm reaksion i sistemit autonomik nervor të trupit.

Në fakt, neurologët sugjerojnë se shfaqja e rrudhave mund të ketë edhe funksion evolucionar: ata mund të ndihmojnë që gishtat të mos ju rrëshqasin kur kapni sipërfaqe të lagura. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...