Opinion nga Gentiana Hoxhaj…
Jemi mësuar shpesh të lexojmë dhe ndëgjojmë herë hipoteza, e herë kritika, por të rralla janë analizat e pavarura që mund dhe që ju kan bërë ndonjëherë qeverisjes së Komunës sonë.
Nuk dua që t’ju çasem politikave investuese infrastrukturore që ka realizuar Komuna jonë në këtë mandatë, e as nuk dua të humb kohë në numrimin e tyre, pasi që këto projekte ishin premtuar dhe janë realizim i premtimeve, por shikuar nga aspekti politik është vërtetuar jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga vet disa parti rivale të dikurshme, se e vetmja alternativë e Lipjan-it është Imri Ahmeti.
Një kohë të gjatë lipjanas-it, jan ballafaquar me retorika në favor të liderëve shpirtëror, dhe me propoganda në disfavor të liderit qeverisesë, dhe kjo gjuhë e urrejtjes, më së shumti iu ka kushtuar interesave të qytetarëve.
Realisht Kur një shoqëri jeton në një kaos, disa individ jetojnë nga kaosi, dhe fatmirësisht me qeverisjen e Imri Ahmet-it shoqëria janë çliruar nga kaosi, dhe se disa individëve po ju kushton lartë qmimi i abuzimeve.
Tani më ne më shumë se kurrë, duhet ti ndajmë inatet, euforitë, dhe të mendojmë për politikat më afatgjate dhe me interes të përgjithshëm.
“Ka dy zgjedhje kryesore në jetë: të pranosh kushtet ashtu siç janë ose të pranosh përgjegjësinë për ti ndryshuar ato.” – Dr. Denis Waitley
Në kontekst të kësaj thënje, LDK e mori përgjegjësinë për ndryshime, ndërsa ne duhet të vazhdojmë edhe më tutje me LDK-në (sic) shkruan ajo.


