Provoni versionin e pjekur të patateve dhe do të harroni mishin në pjatë

PUBLIKUAR

Këtë shtesë të shkëlqyeshme përgatiteni në mbrëmje apo në mëngjes, sepse është më e shijshme kur qëndron disa orë në frigorifer.

Do t’ju nevojitet pak më shumë mund sesa kur përgatitni purenë klasike, mirëpo është ideale për fundjavë apo për ndonjë festë familjare, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 2 kg patate,
▪ 250 ml ajkë,
▪ 200 g djathë krem,
▪ 1 lugë kripë,
▪ 1 çerek luge të vogël piper të bluar,
▪ 1 thelb hudhre,
▪ 1 lugë gjalpë të shkrirë,
▪ gjysmë luge të vogël spec të bluar.

Përgatitja:

Zieni patatet në ujë të njelmët, jo më shumë se njëzet minuta.

Përzieni ajkën, djathin, kripën, piperin dhe hudhrën e grirë, shtoni patatet dhe bëni pure.

Kur të përftoni strukturën e dëshiruar, qiteni në enë për pjekje, mbulojeni me folie dhe futeni në frigorifer për disa orë.

Ngroheni furrën në 180 gradë.

Qitni gjalpin në patate dhe sipër qitni pak spec të bluar.

Piqeni rreth 30 minuta dhe menjëherë shërbejeni.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...