Provat e Erdogan për ekstradimin e Gylen habisin Amerikën

PUBLIKUAR

Ndërkohë që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe qeveria e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim ka tre vjet që këmbëngul se ka dërguar të gjitha dosjet me provat e nevojshme për deportimin ose ekstradimin e Fethullah Gylenit, në pah del se deri më tani nuk është bërë asnjë hap konkret.

Sepse, në të vërtetë, nuk ka ekzistuar asgjë tjetër përveç lajmeve të organeve mediatike që pompojnë ato ç’thotë presidenti.

Dosjet dërguar SHBA-ve i kanë habitur zyrtarët amerikanë.

Një gazetar turk në Shtetet e Bashkuara, Ilhan Taner, në një postim të tij në rrjetin social Twitter është shprehur se “sipas burimesh të sigurta është bërë e ditur se shumica më e madhe e dosjeve të dërguara është në gjuhën turke, megjithëse në marrëdhëniet e bashkëpunimit midis dy vendeve ekziston një traditë e përkthimit të dokumenteve në atë gjuhë, ose të paktën në anglisht”.

Fakti që materialet që përmbajnë dosjet janë në gjuhën turke, tregon se, në të vërtetë, deri më tani nuk ka pasur asnjë dosje të gatshme për sa i përket kërkesës për ekstradim dhe janë dërguar vetëm materialet e gjendura gati, në nxitim e sipër.

Ndërkohë që nga organet e tyre mediatike po pompojnë idenë se janë dërguar plot 85 kuti me prova. /Panorama/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...

Grabitje si në filma në Gjakovë, dy persona të armatosur vjedhin sasi të madhe ari

Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Gjakovë, ku dy persona të dyshuar, njëri...

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten,...