Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Gjakovë, ku dy persona të dyshuar, njëri i armatosur me armë të gjatë dhe tjetri me çekan, kanë hyrë në një vend pune dhe kanë marrë një sasi të madhe ari.
“Gjakovë / 05.11.2026 – 17:14. Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë në vendin e punës, kanë hyrë dy persona të dyshuar dhe të armatosur njëri me armë të gjatë e tjetri me një çekan dhe pasi kanë thyer dollapët kanë marrë një sasi të madhe ari. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.”, thuhet në raportin e policisë.


