Protestuesit mbajnë të “ngujuar” Kuvendin (Video)

PUBLIKUAR

Protestuesit nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” që kanë hyrë në hapësirat e Kuvendit dhe kanë sulmuar deputetët, akoma po vazhdojnë të qëndrojnë brenda hapësirave të ligjvënësit.

Situata eskaloi pasi shumica e re parlamentare zgjodhi Talat Xhaferin për kryeparlamentar të ri, ndërsa protestuesit me forcë hyrën në Kuvend.

Pamjet tregonin qartë se deputetë të caktuar, në mesin e të cilëve edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, janë sulmuar fizikisht. Përderisa akoma vazhdon tollovia në Kuvend, nuk mund të sigurojmë ndonjë informatë të konfirmuar për numrin e saktë të deputetëve që janë sulmuar, si dhe për gjendjen e tyre shëndetësore. Një pjesë e deputetëve të shumicës së re parlamentare, akoma vazhojnë të mbeten të ngujuar në objektin e Kuvendit. /SHENJA/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...