Protestuesit katalanë bllokojnë autostradën që e lidh Spanjën me Francën

PUBLIKUAR

Protestuesit katalanë e kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në një autostradë që e lidh Spanjën me Francën. Ata e bënë këtë veprim në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës Supreme të Spanjës për t’i dënuar me më shumë se 100 vjet burgim nëntë liderë separatistë.

Protestuesit e bllokuan autostradën AP7, e cila kalon pranë qytetit të Girona-s. Veprimi i tyre u mor vetëm një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme në Spanjë.

Autostrada u bllokua nga dhjetëra vetura, ndërsa rreth 300 persona e vendosën një barrikadë. Kjo është një rrugë e rëndësishme që i lidh dy shtetet e mëdha evropiane.

Organizata që e bllokoi rrugën, e quajtur “Cunami Demokratik”, tha se bllokimi i autostradës do të bëhet për tri ditë me radhë.

Katalonja u përfshi nga protestat masive dhe të vazhdueshme kundër vendimit të 14 tetorit të Gjykatës Supreme të Spanjës për dënimin e nëntë politikanëve katalanë me burgim të gjatë.

Protestat e kanë dëmtuar turizmin në qytetin e dytë më të madh në Spanjë, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...