Protestë e legjitimuar nga Kushtetuesja

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Më 9 janar kundër varfërisë, kundër izolimit, kundër arbitraritetit………. kundër shkelësve të kushtetutës. Më 9 janar për Republikën, për të ardhmen.
Se është e mundshme ajo që të manipuluarit kategorikisht e konsiderojnë të pamundur, është vërtetuar disa herë.
Tanimë nuk do të duhej të ketë dyshime. Nuk mund ta duam demokracinë dhe ti tolerojmë vendimet arbitrare. Nuk jemi duke bërë mjaftë për të ardhmen, përderisa na rrezikohet ekzistenca.
Për secilin tanimë ka arsye dhe për asnjërin nuk ka arsyetim. Me qytetari aktive të ndalet sundimi, me qytetari aktive të determinohet mënyra e qeverisjes së vendit.
Secili edhe ata që e mohojnë, janë viktima të uzurpuara nga këta udhëheqës klanesh, e pushtues të popullit. Argument pas argumenti, vërtetësi e forcuar në vazhdimësi. Filloj duke i tradhtuar parimet, dëboj mijëra qytetar nga vendi, toleroi ministrin fyes, për gjykatën special shkel mbi demokracinë (mohoj lirin e votës së deputetëve), dështon për ta anëtarësuar vendin në UNESCO, nënshkruan marrëveshje në mënyrë arbitrare duke shkel edhe kushtetutën. Për të mbrojt të gjitha këto shkelje dhe dështime, lejoj të lëndohen qytetarë e policë, arrestoj edhe deputetët.
Përkundër të gjithave, zakonisht të tillët nuk tërhiqen, sepse edhe për tu tërhequr duhet të kesh ndërgjegjeje. Dhe të tillët mision të tyre mund ta kenë krijimin e shkaqeve për dëme sa më të mëdha.
Përveç që nuk u arrit suksesi i premtuar, premtim-gënjeshtër, fjala sukses ishte fjala që u dëgjua më së paku. Kjo qeveri me të gjitha këto argumente ia ka humbur shpresën edhe optimistit më të madh. Prandaj për ti besuar kësaj qeverie, duhet ta tradhtosh veten me optimizëm të pa bazë. Çdo tentim për ta mbrojtur, apo për ti dhënë mundësi të njëjtëve është jo logjike, madje edhe banal. Ndërsa të gjithë ata që preferojnë të distancohen, i bëjnë favor të keqes së përgjithshme. Sepse distancimi nga e keqja, është heshtje që të keqes i mundëson avantazhin.
Ne meritojmë të qeverisemi, sepse jemi qytetar. Ne nuk meritojmë të sundohemi, sepse nuk jemi egërsira.
Prandaj, 9 janari është mundësia e denoncimit për të gjitha ngecjet dhe të gjitha shkeljet.
Protestë për të treguar qytetari përball sunduesve.

Flamur M.SYLEJMANI

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...