Protestat “trembin” opozitën

PUBLIKUAR

Frika nga mosmbështetja e masës së gjerë popullore me gjasë ka shtyrë edhe për një kohë protestat e paralajmëruara nga tri subjektet politike opozitare, të cilat janë bashkuar në një front të përbashkët.

Opozitarët aktualisht nuk e kanë as idenë se kur do të dalin në rrugë për të protestuar kundër Asociacionit të Komunave Serbe dhe Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi.

Por, ajo që dihet në këtë fazë është se blloku opozitar është i vendosur se nuk do të lejojë mbajtjen e seancave të rregullta të Kuvendit, përveç dy seancave të karakterit solemn, që do të mbahen gjatë kësaj jave, njëra për MSA-në dhe tjera me rastin e vizitës së komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i cili do t’i adresohet Kuvendit me një fjalim.

Ndërkaq, opozitarët synojnë që peticionin me rreth 200 mijë nënshkrime kundër “Zajednicës” t’ia dërgojnë Kuvendit të Kosovës dhe të njëjtën kohë edhe ambasadave të huaja në Kosovë.

Derisa opozitarët thonë se protesta gjithëpopullore nuk do të thirret deri pas mendimit të Gjykatës Kushtetuese, në anën tjetër analistët politikë kanë dilema se kjo zvarritje ka të bëjë pikërisht nga frika për mosmbështetje të masës së gjerë. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të...

Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i...

E martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas...