Propozimi në Zvicër: Burrat të punojnë deri në 72 vjeç

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Diplomimi i kadetëve të rinj, Kelani: Kjo gjeneratë ka kaluar nëpër sfida të ndryshme gjatë trajnimit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të...

Burri raporton zhdukjen e një gruaje në Shtime

Një grua është raportuar e zhdukur në Shtime. Rastin në polici e ka lajmëruar një...

 

Drejtori i UBS-së, Sergio Ermotti (rroga vjetore 13.7 milionë franga) e gjen Zvicrën shumë të paqëndrueshme, shumë rregullatore dhe jo aq miqësore për sipërmarrësit.

Krahasuar me vendet e tjera, Zvicra nuk është më konkurruese dhe shumë prapa, shkruajnë mediat zvicerane.

Udhëheqësi i UBS-së, Ermotti po shtyn kërkesën që të rinjtë në Zvicër duhet të jenë të përgatitur të punojnë shumë më gjatë. Dhe në moshë të madhe prej 72 vjetësh, përcjell albinfo.ch.

Kjo është ajo që ka propozuar shefi i bankës me ndikim, i cili kohët e fundit ka njoftuar humbjen e vendeve të punës prej 30% të stafit të përgjithshëm të UBS për shkak të digjitalizimit.

Sipas Ermottit, mjedisi politik dhe mbi të gjitha rregullatorët janë shumë armiqësorë ndaj bankës dhe zvogëlojnë atraktivitetin e vendit. “Sipas renditjes së WEF mbi konkurrencën, Zvicra është ngritur për herë të parë në 9 vjet dhe ka rënë në vendin e katërt”, ka thënë ai.

Ideja e tij është që pasi njerëzit jetojnë më gjatë të punojnë më gjatë.

“Një sugjerim do të ishte: Kushdo që është 35 vjeç ose më i ri sot, duhet të jetë i përgatitur të punojë deri në 70 ose 72 vjeç”.

Qëndrimet e partive politike në Zvicër për daljen në pension për burrat dhe gratë

Dalja në pension MOSHA:

69 vjet (BDP)
68 vjet (SVP)
67 vjet (FDP)
67 vjet (GLP)
65 vjet (CVP)
65/64 vjet (SP)
65/64 vjet (të gjelbrit)

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...