Sot në sallën e Kuvendit Komunal klubi letrar “Fazli Grajcevci”, ka mbajtur orë letrale si dhe është përuruar i libri i autorit Astrit Buja – Arsimi Shqip në Lipjan dhe Rrethinë Gjatë Viteve 1900-2008.
Me këtë rast, Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka përshëndetur të pranishmit e në veçanti shkrimtarët, adhuruesit e shkrimit të cilët vinë nga shoqata e shkrimtarëve të Kosovës, pjesëmarrësit garues në këtë orë letrare si dhe autorin e librit i cili promovohet sot Astrit Buja.
Kryetari Ahmeti, po ashtu ka përgëzuar klubin letrar “Fazli Grajcevci”, për organizimin e orës letrare si dhe botimeve të shumë shkrimeve dhe librave nga autorët e rinjë, duke shpresuar që edhe në të ardhmen të sjellin shkrime dhe botime të tilla, në të njejtën kohë kreu lipjanas ka thënë se të gjithë krijuesve të rinjë do të ju ofroj mbështetje mbështetje institucionale.
Ndryshe, botimin e librit të autorit Astrit Buja i cili u promovua sot e ka mbështet edhe Kryetari i Komunës Imri Ahmeti.
Promovohet Libri i autorit Astrit Buja në Lipjan
PUBLIKUAR


