Prokurorët gjermanë kanë njoftuar sot se i kanë pushuar hetimet ndaj komedianit televiziv, Jan Boehmermann, i cili në fillim të këtij viti shkroi një poemë të vrazhdë për presidentin turk, Tayyip Erdogan.
Prokurorët kanë thënë se nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme se Jan ka kryer çfarëdo krimi, transmeton Express.
Në prill të këtij viti, Qeveria gjermane pranoi kërkesën e Turqisë për të lëjuar përndjekjen e mundshme të Jan Boehmermann për fyerje ndaj një lideri të huaj.
Ligji gjerman i kërkonte Qeverisë që të jepte leje para se prokurorët të konsideronin nëse do të duhej të ngrehshin akuza kundër tij ose jo.
Boehmermann e lexoi poemën për Erdoganin në televizionin në ZDF, për të pasqyruar atë që ai thoshte se nuk do të lejohej të ndodhte në Gjermani.
Kjo e pati zemëruar Turqinë dhe në veçanti Erdoganin, i cili kishte këmbëngulur se Boehmermann do të duhej të akuzohej për fyerje ndaj tij.
Prokurorët në Mainz, ku ZDF e ka selinë, ka thënë sot në një komunikatë se “asnjë veprim kriminal nuk ka mundur të dëshmohet me sigurinë e nevojshme.”


