Projekti për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, zgjatet pista dhe hapen rrugë të reja ajrore

PUBLIKUAR

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në një konferencë për media ka folur për projektin e zgjatjes së pistës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe për normalizimin e hapësirës ajrore.

Aliu ka dhënë detaje të reja rreth projektit që tashmë është në fazën e finalizimit, transmeton Telegrafi.

“Kemi kënaqësinë që sot në këtë konferencë të flasim për projektin e zgjatjes së pistës në Aeroportin e Prishtinës, dhe po ashtu për normalizimin e hapësirës ajrore. Ky është projekt i veçantë dhe ka rendësi të jashtëzakonshme për Aeroportin e Prishtinës, pasi që e bënë konkurrues në rajon, me finalizimin e këtij projekti do të realizohet zgjatja e pistës nga 2 mijë e 500 metra sa është momentalisht në 3 mijë e 50 metra dhe do të kemi instalim të pajisjeve të rëndësishme përcjellëse për rritjen e kapaciteteve teknike të agjencionit të shërbimit të navigimit ajror për ofrimin e shërbimeve në vend”, deklaroi ai.

Ministri shtoi tutje se “me realizimin e këtij projekti, sistemi instrumental i aderimit në këtë aeroport avancohet nga kategoria 2 në kategorinë 3 b, e që është një avancim jashtëzakonisht cilësor që aeroportin e bënë konkurrent në rajon”.

“Po ashtu pajisjet e navigimit do të luajnë rol të rëndësishëm për aderim në kushte të vështira atmosferike, dhe me këtë rast eliminohet shkaktari kryesor i fluturimeve dhe rënies së numrit të udhëtarëve që e shfrytëzojnë aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.

Po ashtu, më këtë projekte do të mundësohet normalizimi i hapësirës ajrore, që nënkupton hapjen e rrugëve të reja për shtetet fqinje, autoritetet e Kosovës kanë punuar ngushtë më NATO-n, KFORI-n dhe Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare të aviacionit dhe palët në rajon për normalizim”, theksoi ministri në konferencë.

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...