Profesori që i parashikoi fituesit e të gjitha zgjedhjeve presidenciale në SHBA në 100 vitet e fundit, tregon se kush do të fitojë tani

PUBLIKUAR

Një profesor, i cili e ka zhvilluar një model që me sukses i ka parashikuar të gjitha rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, përveç njërit, në SHBA në 100 vitet e fundit, ka pohuar se Donald Trump do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale në nëntor.

Profesori Helmut Norpoth, nga universiteti i Nju Jorkut “SUNY Stony Brook”, ka thënë se kandidati republika ka mundësi të fitojë në nëntor, për shkak se ka qenë kandidati më i fortë në zgjedhjet primare, transmeton Express.

Shkencëtari politik Norpoth zhvilloi një model, i cili kur u aplikua në mënyrë retroaktive, parashikoi saktë rezultatin e cdo zgjedhje presidenciale që nga viti 1912 – më përjashtim të zgjedhjeve të vitit 2000, kur tha se demokrati Al Gore do të fitonte, por në fakt fitoi George Bush.

Ky model sugjeron se kandidati i cili performon më mirë gjatë zgjedhjeve primare të partisë, do të vazhdojë rrugën drejt fitores së presidencës.

Norpoth tha për New York Post: “Mendoj se ai [Trump] ishte kandidati më i fortë në zgjedhjet primare, prandaj mendoj se ai do të fitojë.”/Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...