Profesori amerikan, ekspert kundër korrupsionit, arrestohet për pastrim parash

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...

Një profesor amerikan i studimeve ndërkombëtare, i cili më parë e kishte shkruar një libër për krimin e organizuar dhe është ekspert për njohjen e rasteve të pastrimit të parave dhe korrupsionit në Amerikën Jugore, është arrestuar nën akuzën për pastrim parash.

Profesori 73 vjeç nga Florida, Bruce Bagley, u lirua me një dorëzani prej 300 mijë dollarësh pasi u paraqit në një gjykatë federale në Miami.

Profesori i Universitetit të Miami-t përballet me akuzën për konspiracion për të kryer pastrim parash dhe dy akuza të tjera të pastrimit të parave. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet maksimalisht me 20 vjet burgim.

Ai është bashkautor i librit “Trafikimi i drogës, krimi i organizuar dhe dhuna në dy Amerikat sot”, të botuar në vitin 2015. Ky profesor më parë kishte dëshmuar para Kongresit si ekspert gjykate dhe është intervistuar nga disa organizata mediale.

Prokurori Geoffrey Berman tha se profesori Bagley ka hapur llogari bankare ekskluzivisht për pastrim të parave për të korruptuarit e huaj. Dyshohet se paratë që profesori donte t’i merrte nën kontroll ishin të vjedhura nga qytetarët e Venezuelës.

Në aktakuzë thuhet se nga nëntori i vitit 2017 deri në prill të këtij viti, Bagley ishte pajtuar që t’i 14 transfere bankare nga llogari të ndryshme bankare nga Zvicra dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Shuma e përgjithshme e këtyre transfereve është 3 milionë dollarë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...