Probleme për Conten, edhe Eriksen mund të mungojë ndaj Torinos

PUBLIKUAR

Duhej të ishte një javë e qetë përgatitjeje për ndeshjen e radhës në kampin e Interit, por nuk po rezulton e tillë, pasi Antonio Conte ka humbur shërbimet e dy futbollistëve dhe rrezikon të mos ketë as një të tretë.

Kështu pas problemeve të Kolarov dhe ndërhyrjes kirurgjikale në menisk nga ana e Arturo Vidal, ditën e sotme është stërvitur i diferencuar edhe danezi Christian Eriksen, i cili vuan nga një infeksion në gju.

Gjendja e danezit nuk duket shumë shqetësuese dhe nesër pritet të verifikohet sërish, megjithatë Conte po planifikon aktivizimin e Roberto Gagliardinit nga minuta e parë, për të mos rrezikuar aspak me Eriksen.

Ky i fundit është përshtatur më së miri me skemat e trajnerit italian dhe është shndërruar në titullar fiks në formacionin zikaltër, megjithatë ndaj Torinos mund ta ndjekë ndeshjen nga stoli për të mos rrezikuar komplikimin e dëmtimit.

Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, të gjithë janë në dispozicion dhe trajneri Conte pritet të konfirmojë të njëjtin formacion me të cilin mposhti Atalantën, me shpresën që do të marrë një tjetër 3-pikësh në Torino, për t’i shkuar edhe më pranë titullit kampion.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...