Probleme me një veturë elektrike: GM këshillon pronarët e Bolt që ta parkojnë atë 15 m nga automjetet e tjera

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet Dëshmori Xhavit Kozhani, martirët e fshatit Ribar i Madh dhe Zllakuqan

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët, gjatë ditës...

Policia konfiskon 2 mijë e 362 monedha dyshe në një market në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan janë konfiskuar 2 mijë e 362...

Menjëherë pasi një Chevrolet Bolt tjetër mori flakë, General Motors rekomandoi që pronarët e këtij automjeti të parkonin veturat e tyre elektrike të paktën 15 metra larg automjeteve dhe objekteve të tjera për arsye sigurie.

Ky rekomandim vjen menjëherë pasi General Motors informoi pronarët e Bolt që të mos ngarkojnë bateritë më shumë se 90 për qind të kapacitetit, si dhe të shmangin shkarkimin e baterisë së veturës nën një distancë prej 70 milje (rreth 112 km).

Ata gjithashtu u udhëzuan të parkonin automjetet e tyre jashtë.

“Në një përpjekje për të zvogëluar dëmet e mundshme në objektet dhe automjetet aty pranë në rast të rrallë të një zjarri të mundshëm, ne rekomandojmë parkimin jashtë dhe 15 metra ose më shumë nga një automjet tjetër”, u tha një zëdhënës i General Motors, Dan Flores, i cituar nga Detroit News.

“Përveç kësaj, ne ende insistojmë që të mos e lini automjetin pa mbikëqyrje gjatë karikimit, edhe nëse përdorni ngarkuesin në një parking të hapur”.

Ky rekomandim sigurie vjen vetëm disa ditë pasi Bolt 2019 mori flakë në garazhin e një shtëpie në County Cherokee, Georgia. Pronari e kuptoi se diçka po ndodhte kur u aktivizua alarmi i tymit në shtëpinë e tij.

Kur hyri në garazh, vuri re tymin që dilte nga vetura e tij elektrike. Ekipet e zjarrfikësve mbërritën shpejt në vendngjarje dhe shuan flakët, por jo para se Bolt të shkatërrohej plotësisht. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...