Probiotikët dhe antibiotikët? Megjithatë, nuk bën t’i marrim bashkë

PUBLIKUAR

Deri tani është menduar që probiotikët, duke ushqyer bakteret e mira në zorrët tona, nxisin punën e tyre dhe forcojnë imunitetin tonë, mirëpo nuk është edhe bash kështu.

Aq më shumë, mund të na dëmtojnë madje bash pas konsumimit të antibiotikëve siç rekomandohen aktualisht të merren, paralajmëron studimi i ri i publikuar në revistën shkencore Cell. Studimin e kanë bërë shkencëtarët e Institutit Weizmann në Tel-Aviv, transmeton Telegrafi.

Probiotikët janë mikroorganizma të cilat gjenden në jogurt, në perime turshi ose mund t’i fusim në organizëm nëpërmjet suplementeve.

Mirëpo, shkencëtarët e Tel-Avivit kanë zbuluar që shumica e njerëzve nuk kanë dobi nga probiotikët, ndërkaq disave madje u bëjnë dëm.

Ndikimi i keq i probiotikëve është shënuar te personat të cilët kanë marrë antibiotikë.

Hulumtimi tjetër i bërë në të njëjtin institut ka treguar që probiotikët në disa raste ngadalësojnë kthimin e balancës në zorrë.

Prandaj, këshillohet përdorimi i probiotikëve me antibiotikë për të mbrojtur zorrët, përkatësisht balancën, sepse antibiotikët shkatërrojnë bakteret e mira në zorrë.

Mirëpo, si duket, kjo nuk është praktikë e mirë.

“Në kundërshtim me bindjen aktuale që antibiotikët janë të parrezikshëm dhe të mirë për secilin, këto rezultate tregojnë efekt të keq të kombinimit të antibiotikëve dhe probiotikëve.

Janë të mundshme madje edhe pasoja të këqija afatgjate për shëndetin”, thotë Eran Elinav, profesor i imunologjisë në Institutin Weizmann. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...