Pritet edhe rritja e çmimit të ujit

PUBLIKUAR

pritet-edhe-rritja-e-ccedil-mimit-t-euml-ujit_hd

Qytetarët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, nga janari I vitit të ardhshëm pritet të paguajnë më shumë në faturat të cilat do t’i marrin për shfrytëzimin e ujit të pijes.

Kjo do të ndodhë nëse kërkesa e kompanisë në fjalë do të aprovohet nga Zyra e Rregullatorit për Ujë dhe Kanalizim.

Zyrtarë të ujësjellësit Rajonal Prishtina kërkesën për rritje të tarifave e kanë arsyetuar më projektet që janë duke i implementuar e për të cilat duhet shlyer borxhet e marra.

Selatin Retkoceri, drejtor ekzekutiv financiar ne “KUR- Prishtina”, theksoi për RTK se inkasimi i ulët nga qytetarët, ka shtyrë kompaninë që të mendojë për rritje të tarifave. Sipas tij, borxhi i konsumatorëve është me miliona euro.

Qytetarët nuk po pajtohen që xhepi I tyre të rëndohet, për shkak të kthimit të kredive të ujësjellësit. Ata thonë se kjo gjë është dashur të mendohet që në fillim të projekteve.

Rreth 50 centë është shuma mujore që do të jetë më e madhe për faturën e ujit, e cila sipas zyrtarëve të Ujësjellësit Prishtina, nuk është e pa përballueshme për qytetarët.

Në një deklaratë për media, Lule Aliu, zyrtare në ZRRUK, thotë se përderisa të analizohen kërkesat dhe të gjitha të dhënat në detaje, nuk mund të thuhet sigurt nëse do të ketë rritje të tarifave. /RTK/

SHIKO MË SHUMË

“Vidovdani” në Gazimestan: Shoqërohen në polici 37 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë manifestimit të “Vidovdanit” gjatë ditës së sotme,...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

e Kosovës ka shqiptuar 1561 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të...

IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta, kujdesuni për foshnjat, fëmijët e të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me thirrje e këshilla për t’u mbrojtur...