Prindërit do të votojnë për të zgjedhur këshillin e çerdhes

PUBLIKUAR

f1-cerdhe61344322761

Të gjithë prindërit e lagjes Mati 1 në Prishtinë, do të kenë mundësi që vetë të zgjedhin Këshillin e Çerdhes, kjo pasi që komuna e Prishtinës do të organizojë nesër procesin e votimit për këtë zgjedhje.

Kjo është hera e parë që prindërit do të kenë mundësi të zgjedhin këshillin e çerdhes ku shkojnë fëmijët e tyre. Procesi i votimit do të ndodhë nesër nga ora 17:00 deri në ora 20:00, në shkollën fillore “Mitrush Kuteli”.

E të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë ata prindër që kanë fëmijët nën moshën 6 vjeçare.

Prindërit do të votojnë sipas procedurës, një prind një votë.

“Komuna e Prishtinës fton të gjithë prindërit e lagjes Mati, që të dalin nesër të votojnë për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit. Prindërit duhet të kenë me vete një dokument identifikimi, një dokument që vërteton se prindi është banor i lagjes (faturë e rrymës, ujit, pronës apo kontratën e banesës apo shtëpisë) dhe dokument (certifikatë/vërtetim) që vërteton moshën e secilit fëmijë. Të gjitha dokumentet duhet të jenë valide, të lëshuara nga institucionet përkatëse”, njofton Komuna e Prishtinës.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në dhënie të ryshfetit

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar për 48 orë...

Ka një trend të rritjes së ankesave të qytetarëve ndaj zyrtarëve policor, thotë Hodaj

Kushtrim Hodaj, kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë...

Deklarohet avokati i Thaçit: Ishte gjykim shumë i gjatë, jemi optimistë për rezultat pozitiv

Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq tha se është optimist që klienti i tij...