Prezantohet Messi: Ishte i vështirë largimi nga Barça, por jam shumë i lumtur tani dhe mezi po pres

PUBLIKUAR

Lionel Messi është prezantuar si lojtar i Paris Saint Germain.

“Jam shumë i lumtur, të gjithë e din se largimi nga Barcelona ishte i vështirë pasi kam kaluar atje shumë vite dhe ndërrimi ishte i vështirë pas shumë vitesh. Por me të ardhur këtu gëzimi është i papërshkrueshëm, faleminderit për mikpritjen, po e shijoi gjithçka dhe mezi pres të nis stërvitjet dhe të njoh më shumë stafin, shokët dhe të nis këtë epokë të re. Dua të falënderoj presidentin, Leonardin klubin se si më kanë trajtuar që nga dita e parë.

“Jam i lumtur që gjendem këtu, dhe mezi pres sepse ky është një klub ambicioz. Besoj se jemi gati për të luftuar për gjithçka, për t’u rritur për të fituar shumë trofe, bashkë mund t’ia dalim”.

“Faleminderit edhe tifozëve, ishte çmenduri ajo që bën për ardhjen time, është diçka e rëndësishme për të të bërë të lumtur, jam i sigurt se së bashku do të kënaqemi”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...