Prezantohet Maserati GranTurismo 2023, do të ketë motor elektrik dhe motor me benzinë

PUBLIKUAR

Maserati GranTurismo 2023 – i parashikuar që të arrijë në tregun australian në fund të vitit të ardhshëm – duket më shumë si përmirësim i veturës aktuale sesa një veturë e re, por që brenda ka një teknologji të re.

Maserati ka pasur sukses në ofrimin e një zgjidhjeje në mes të opsionit elektrik dhe motorit të vjetër me benzinë për GranTurismo-n e ri – modeli i parë i ri pas 15 viteve – duke përdorur shasitë e njëjta, sistemin e ngasjes me të gjitha rrotat, e gjithashtu edhe trupin e njëjtë.

GranTurismo me bateri elektrike quhet “Folgore” – fjala italiane për vetëtimën – dhe gjithashtu ka edhe dy versione me naftë: Modena mesatare, dhe Trofeo i fokusuar për pistë garash, që të dyja me sistem të ngasjes me të gjitha rrotat, transmeton Telegrafi.

Shifrat kryesore për Folgore janë 610kW dhe koha e arritjes së shpejtësisë prej 0 deri në 100kMh në vetëm 2.7 sekonda që mundësohet nga tre motorë elektrikë – edhe pse ende nuk është bërë asgjë publike nga Maserati në lidhje me atë se sa mundet që Folgore të udhëtojë me një mbushje.

Motori V8 është zëvendësuar nga motori i dyfishtë Nettuno V6 3.0 litërsh nga super vetura MC20 – që në Modena përkthehet në 360/kW/600 njuton metër dhe arritje e shpejtësisë prej 0 deri në 100kMh në 3.9 sekonda, ndërsa Trofeo ka 405kW/650 njuton metër dhe arritje shpejtësie prej 0 deri në 100kMh në 3.5 sekonda.

“Po planifikojmë që këtë veturë ta lansojmë në tremujorin e katërt të vitit të ardhshëm. Patjetër se ne duam që t’i sjellim të dy versionet, atë ICE (me motor me djegie të brendshme) dhe Foglore-n në tregun australian”, deklaroi për Drive gjatë prezantimit të veturës javën e kaluar Takayuki Kimura, drejtor menaxhues i Maserati për rajonin e Azi-Paqësorit. /Telegrafi/

LAJME TË TJERA

Tri skuadra e kërkojnë De Vrij

Mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij, është duke e marrë në konsideratë një kontratë...

Një burrë ankohet se dikush i mori 5 vetura në autosallonin e tij dhe nuk i pagoi

Një burrë është ankuar se dikush i ka marrë 5 vetura në autosallonin e...

Arrestohen katër persona për dhunë në familje në Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë

Me datën 08.12.2022, në katër  raste të ndara janë arrestuar katër persona për dhunë...

AGK dënon sulmin ndaj dy gazetarëve në Veri, kërkon siguri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka dënuar sulmin ndaj gazetarëve të Kallxo.com, në...

SHIKO MË SHUMË

U kritikua për linjat, dizajneri i BMW-së tregon arsyet e pamjes kontroverse të modelit XM

Domagoj Dukec pranon se është marrë vendimi, që qëllimisht të rritet dizajni i dritave...

Corvette do të bëhet markë e ndarë në vitin 2025 – do të ketë modele të shumta

Pasi Chevrolet e lansoi Corvette C8 me motorin e vendosur në mes të veturës,...

Lightyear bën histori, fillon prodhimin e automjetit të saj të parë me energji diellore Lightyear 0

Lightyear, kompania holandeze e teknologjisë së lartë që po zhvillon makinën e parë diellore-elektrike...