Presidentja Osmani vazhdon turin nëpër komuna, niset për në Pejë

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon turin e vizitave nëpër komunat e vendit. Sot, Osmani ka njoftuar se është rrugës për në Komunën e Pejës, raporton Express.

Përmes një video në Facebook, Osmani ka thënë në Pejë do të ketë një agjendë shumë të ngjeshur.

Takimi i saj i parë do të jetë me Kryetarin e Komunës, Gazmend Muhaxherin.

“Jemi rrugës për në Pejë. Kemi filluar një cikël të vizitave nëpër komuna, ku flasim jo vetëm me kryetarët, por edhe me qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, në vecanti ato që përfshijnë të drejtat e grave dhe të fëmijëve. Në Pejë do ta kemi një agjendë shumë të ngjeshur, duke filluar me takimin me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxherin…”, ka thënë Osmani./Gazeta Express

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...