Presidentja e Maltës uron presidentin Thaçi

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca, i ka dërguar një letër urimi presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas marrjes së detyrës së të parit të vendit, në të cilën ka thënë se e mirëpret bashkëpunimin me presidentin Thaçi për të rritur atë ekzistues bilateral dhe për të intensifikuar lidhjet e miqësisë midis dy shteteve, në të mirë të dy popujve përkatës.

“Më lejoni të përcjell urimet e mia të përzemërta për zgjedhjet tuaj president i Republikës së Kosovës. Me kënaqësi e kujtoj takimin tonë këtu në Maltë gjatë mandatit tuaj si zëvendëskryeministër. Përfitoj nga ky rast për të shprehur kënaqësinë me mënyrën e zhvillimit të marrëdhënieve mes Maltës dhe Kosovës. Uroj që këto marrëdhënie të shkëlqyera të forcohen edhe më tej nën presidencën tuaj.  Duke ju uruan suksese në përgjegjësitë tuaj, e mirëpres bashkëpunimin me ju për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin ekzistues bilateral dhe për të intensifikuar lidhjet e miqësisë midis dy shteteve tona në të mirë të të dy popujve tanë”, thuhet në mesazhin e urimit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë...

Ilir Deda: Jepini kohë Presidentes së re, efektet mund t’i matni pas tre muajsh

Analisti politik, Ilir Deda, tha se presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, duhet t’i jepet...