Presidenti Zeman lejoi mbi 100 çekë të luftojnë përkrah ushtrisë së Ukrainës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një rast i dhunës në familje u raportua në ditën e Bajramit në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i...

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, ka miratuar pjesëmarrjen e më shumë se 100 qytetarëve çek në luftën kundër Rusisë.

Lajmin e ka dhënë zëdhënësi Jiri Ovcacek përmes llogarisë personale në Twitter.

“Presidenti i Republikës, Milos Zeman nënshkroi një vendim duke dhënë pëlqimin që 103 qytetarë t’i bashkohen Forcave të Armatosura të Ukrainës bazuar në kërkesën e tyre të paraqitur në përputhje me Ligjin 855/2004 Për Shërbimin Ushtarak dhe Mbështetjen e tij”, thuhet në njoftim.

 

Vendimi ende nuk është miratuar nga kryeministri Peter Fiala, “kryeministri do të nënshkruajë pëlqimin e presidentit që qytetarët çek t’i bashkohen Forcave të Armatosura të Ukrainës në të gjitha rastet kur aplikimi vlerësohet pozitivisht nga tre ministri përkatëse”, tha zëdhënësi Vaclav Smolka duke shtuar se bëhet fjalë për Ministritë e Mbrojtjes, të Brendshme dhe të Punëve të Jashtme.

Më herët, mediat raportuan se më shumë se 500 çekë kishin shprehur gatishmërinë për të luftuar në anën e Ukrainës.

Në fillim të marsit, Fiala ra dakord me Zemanin që personat që do të luftonin për Ukrainën nuk do të konsideroheshin kriminelë. Por çështja mbeti me procedurën e miratimit të aplikimit.

Disa njerëz që kishin luftuar në anën e forcave prokure ruse në Donbass u dënuan më pas në Republikën Çeke gjatë viteve të fundit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...